Lidhje

Merkel, vizitë të papritur në Afganistan


Kancelarja gjermane Angel Merkel bëri një vizitë të panjoftuar më parë në Afganistan, ku u takua me trupat gjermane që shërbejnë atje në kuadrin e forcave të NATO-s.

Zonja Merkel vizitoi kampin Mazar-i-Sharif në Afganistanin verior. Krahas me Ministrin gjerman të Mbrotjes Thomas de Maiziere, zonja Merkel vendosi një kurorë për nder të ushtarëve gjermanë të rënë në Afgansitan dhe mori pjesë në një ceremoni përkujtimore.

Po ashtu zonja Merkel bëri një xhiro me një helikopter sulmues. Një javë më parë një ushtar gjemrna u vra në një sulm të forcave kryengritëse në Afganistanin verior.

Gjermania është vendi i tretë me numrin më të madh të trupave në Afganistan, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë. Aktualisht në Afganistan ka 4 mijë e 200 trupa në kuadrin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë.
XS
SM
MD
LG