Lidhje

Merkel, thirrje për sigurimin nga kërcënimi rus


Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se konflikti i Rusisë me Ukrainën ka shqetësuar vendet e Evropës Lindore anëtare të NATO-s dhe se shtetet baltike dhe Polonia, kanë "nevojë për një siguri të qartë nga aleanca.“

Duke folur sot në parlamentin gjerman në prag të takimit të NATO-s, zonja Merkel tha gjithashtu se pavarësisht humbjes së besimit tek Rusia, NATO-ja do të vazhdojë të ndjekë ndaj Moskës një strategji të dyfishtë: të parandalimit dhe dialogut.

Kancelarja theksoi se NATO-ja po përballet me konflikte të tjera dhe se "në një botë të trazuar" aleanca ka nevojë për t'u përballur me pasojat e luftës civile në Siri, paqëndrueshmërinë në Irak dhe konfliktet në Afrikën nën-Sahariane. Ajo gjithashtu përmendi krizën e refugjatëve, grupin e Shtetit Islamik dhe krimin kibernetik si kërcënime me të cilat aleanca duhet të përballet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG