Lidhje

BE, takim i nivelit të lartë për Sirinë dhe emigrantët në Turqi


Kryetarët e shteteve dhe qeverive nga vendet e Bashkimit Europian u mblodhën në Bruksel të enjten për një samit të mbizotëruar nga lufta në Siri dhe gjendja e emigrantëve në Turqi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se Evropa duhet të jetë e gatshme për të trajtuar "të gjithë skenarët", që mund të shkaktojnë "një eksod të ri masiv të refugjatëve".

Zoti Tusk tha se keqësimi i gjendjes në Siri dhe paqëndrueshmëria në Libi do të jenë në krye të axhendës përsa i përket ndihmës për emigrantët dhe refugjatët në vendet e mëdha pritëse si Greqia, Turqia, Jordania dhe Libani.

Përpara zhvillimit të një samiti të udhëheqësve evropianë, Kancelarja gjermane Angel Merkel mbajti sot një fjalim në parlamentin gjerman ku theksoi rolin tepër të rëndësishëm të Turqisë si vendi kryesor tranzit për emigrantët. Zonja Merkel kërkoi bashkëpunim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë për këtë çështje.

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Evropa duhet të bashkëpunojë me Turqinë për të menaxhuar krizën e emigrantëve. Fluksi i azilkërkuesve drejt Evropës Perëndimore është më i madhi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke folur sot në dhomën e ulët të parlamentit gjerman, zonja Merkel tha se Turqia është një pikë kyçe tranziti për shumicën e emigrantëve që lëvizin drejt perëndimit. Ajo tha se Evropa dhe Turqia duhet të punojnë së bashku për të përmirësuar kushtet në vendet e origjinës së emigrantëve.

“Nuk ka asnjë dyshim se Turqia luan një rol thelbësor dhe mbart barrën më të madhe të gati 2 milionë personave që kërkojnë strehim. Shumica e refugjatëve të luftës po vijnë drejt BE-së përmes Turqisë. Vetëm duke bashkëpunuar me Turqinë do të jemi në gjendje të zvogëlojmë lëvizjet e refugjatëve.”

Sot zhvillohet një takim i udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të diskutohet kriza e emigrantëve. Gjatë bisedimeve të fundjavës me partnerët evropianë, Greqia, e cila është gjithashtu një vend kryesor tranziti, premtoi të hapë pesë qendra regjistrimi të emigrantëve në të ashtuquajturat “pika të nxehta” të zbarkimit të tyre.

XS
SM
MD
LG