Lidhje

Merkel të martën në Greqi


Kancelarja gjermane Angela Merkel do të shkojë në Greqi javën e ardhshme, për herë të parë që nga shpërthimi i krizës së borxhit. Ajo do të takohet me kryeministrin e vendit, i cili paralajmëroi sot se Athina do të mbetet pa para në fund të nëntorit në qoftë se ajo nuk merr pjesën tjetër të kredive të shpëtimit financiar.

Meqenëse Gjermania ka luajtur rol kryesor për të nxitur Greqinë që të marrë masa shtrënguese ekonomike në këmbim të kredive, zonja Merkel vazhdimisht ka qenë objekt i zemërimit në protestat publike në Athinë. Fotografia e saj është manipuluar nga gazetat greke që të duket si oficere naziste apo si e burgosur në Guantanamo.

Kryeministri grek Antonis Samaras tha se vizita e zonjës Merkel të martën është një lajm i mirë. Por sindikatat kryesore të Greqisë kanë paralajmëruar protesta kundër politikave të zonjës Merkel.
XS
SM
MD
LG