Lidhje

Kancelarja Merkel viziton Portugalinë


Kancelarja gjermane Angel Merkel vizitoi sot Portugalinë, një tjetër vend të Eurozonës, ku shumë njerëz e fajësojnë për masat e ashpra ekonomike që ata po përjetojnë. Vizita e zonjës Merkel u shoqërua me protesta.

Kancelarja gjermane u takua me presidentin portugalez Anibal Cavaco Silva dhe me kryeministrin Pedro Passos Coelho. Portugalisë iu desh vitin e kaluar një paketë ndihmash me vlerën e 99 miliardë dollarëve. Gjermania e vlerësoi vendin për zbatimin e reformave ekonomike dhe shkurtimin e shpenzimeve që pati premtuar në shkëmbim të paketës së ndihmave.

Vizita e zonjës Merkel shihet gjerësisht si shprehje e mbështetjes për përpjekjet e qeverisë portugeze për përmirësimin e gjendjes fiskale të vendit, megjithë kundërshtimin e publikut të gjerë. Gjermania dhe huadhënës të tjerë, si FMN-ja dhe Banka Qendrore Evropiane, e kanë ndjekur me kujdes situatën ekonomike të Portugalisë, që vendi të mos ndeshet me vështirësi si ato me të cilat është ndeshur Greqia.
XS
SM
MD
LG