Lidhje

Merkel, thirrje Rusisë t'i japë fund "krimeve" në Alepo


Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri sot thirrje Rusisë t'i japë fund, atyre që ajo i cilësoi si "krime" në qytetin e Alepos, duke shtuar se Moska ka ndikim të madh mbi qeverinë e Sirisë.

Ajo tha se nuk ka asnjë justifikim për të bombarduar spitalet. Ajo tha se ajo që po ndodh në Alepo është një krim dhe duhet bërë gjithshka e mundur për të arritur një armëpushim, veçanërisht për t'u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë. "Unë do t'i bëja thirrje Rusisë, e cila ka ndikim të madh tek presidenti Assad, që t'i japë fund sa më shpejt" krimeve mizore, theksoi kancerlarja Merkel.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po bën thirrje për një hetim për krime lufte nga Rusia dhe Siria. Ai i bëri komentet në një takim sot në Uashington me ministrin e jashtëm francez Jean-Marc Ayrault.

XS
SM
MD
LG