Lidhje

Merkel “Personi i Vitit” për 2015-ën


Revista “Time” e ka zgjedhur kancelaren gjermane Angela Merkel “Personi i Vitit” për 2015-ën, duke përmendur si faktorë rolin e saj udhëheqës për krizën e refugjatëve nga Siria, në marrëveshjen e shpëtimit për Greqinë, tek çështja e Euros në Bashkimin Evropian dhe tek ndërhyrja ruse në Ukrainë.

Revista thotë se zonja Merkel “mori iniciativën” sa herë që Evropa u përball me një krizë serioze.

Po ashtu në argumentimin e revistës thuhet se pjesa më e madhe e botës është e angazhuar në një debat për balancën mes sigurisë dhe lirisë dhe zonja Merkeln po i kërkon Gjermanisë dhe botës që të besojnë se civilizimet e mëdha ndërtojnë ura jo mure dhe se luftrat nuk fitohet vetëm në sheshin e luftës por edhe jashtë tij.

Kryeredaktorja e revistës “Time”, Nancy Gibbs shkruante sot se “prova për udhëheqësit është kur njerëzit nuk duan t’i ndjekin” dhe zonja Merkel ofron “një udhëheqje të palëkundur morale në një botë ku një cilësi e tillë nuk haset shpesh”.

XS
SM
MD
LG