Lidhje

Merkel nëTurqi për çështjen e refugjatëve


Kancelarja gjermane Angela Merkel shkoi sot në Turqi, për bisedime me udhëheqësit turq, për të ndihmuar me çështjen e refugjatëve dhe emigrantëve në Europe.

Zonja Merkel u takua me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu në Stamboll dhe po sot ajo takohet edhe me presidentin Tayyip Erdogan.

Në një konferencë shtypi pas takimit me zonjën Merkel, kryeministri Davutoglu tha se vendi i tij është gati të punojë me Gjermaninë për të mos lejuar emigracionin e paligjshëm, por shtoi ai, kriza nuk mund të zgjidhet pa zgjidhur konfliktin në Siri.

Ai tha se shtimi i luftimeve mes forcave të qeverisë siriane dhe militantëve të Shtetit Islamik pranë Aleppos, mund të shkaktojë një valë të re refugjatësh.

XS
SM
MD
LG