Lidhje

Merkel: Vendet e Eurozonës të shmangin “falimentimin e pakontrolluar” të Greqisë

  • Zëri Amerikës

German Chancellor Angela Merkel

German Chancellor Angela Merkel

Kancelarja Gjermane Angela Merkel tha se 17 vendet e Eurozonës duhet të bëjnë të pamundurën për të shmangur “falimentimin e pakontrolluar” të Greqisë, siç u shpreh ajo. Udhëheqësja gjermane tha sot se pasojat do të ishin tepër të rënda në se Greqia nuk arrin të paguajë këstet e huave të saj.

Ajo tha se rreziku është shumë i madh, pasi vende të tjera të Eurozonës mund të preken nga efekti domino. Greqia po përpiqet të zbatojë një plan për shkurtimin e deficitit, ndërkohë që Italia dhe Spanja, po ashtu synojnë të ulin borxhet e tyre për të mos patur më nevojë për paketa ndihmash ndërkombëtare.

Komentet e zonjës Merkel duket se i kundrvihen atyre që bëri dje ministri gjerman i ekonomisë i cila tha se vendet e Eurozonës duhet të përgatiten për një “falimentim të rregullt” të Greqisë. Kancelarja Merkel tha sot se zyrtarët duhet t’i peshojnë me kujdes fjalët për të shmangur trazira të mëtejshme në tregjet financiare të shqetësuara tashmë nga falimentimi i mundshëm i Greqisë. Dështimi i Euros, tha ajo, është dështim i Evropës.

XS
SM
MD
LG