Lidhje

Mesazhi i Osama bin Ladenit për Francën

  • Zëri Amerikës

Mesazhi i Osama bin Ladenit për Francën

Mesazhi i Osama bin Ladenit për Francën

Në një mesazh të ri në audio, që mendohet të jetë i Osama Bin Ladenit, thuhet se rrëmbimi i pesë shtetasve francezë në Niger muajin e kaluar ishte në përgjigje të siç thuhet keqtrajtimit të myslimanëve në Francë.

Në një kasetë të transmetuar sot nga televizioni al-Jazeera, bin Laden i bën thirrje Francës të tërheqë trupat e saj nga Afganistani. Ai thotë se Franca nuk mund të shpresojë të pushtojë vendin tonë dhe të vrasë gratë e fëmijët tanë dhe nga ana tjetër të dëshirojë të jetojë në paqe e siguri.

Franca ka rreth 4 mijë trupa në Afganistan.

Bin Laden kërcënoi gjithashtu të hakmerret për planin e Francës që duke filluar nga viti tjetër do të ndalojë gratë myslimane të mbajnë perçe.

Një grup i quajtur al-Qaida në Maghrebin Islamik morri shtatë pengje - pesë francezë dhe dy afrikanë në një minierë uraniumi në veri të Nigerit muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG