Lidhje

Mesdhe, vazhdojnë kërkimet për refugjatët


Në Detin Mesdhe vazhdojnë kërkimet për dhjetra imigrantë që mendohet të jenë mbytur, pasi anija e mbingarkuar me të cilën ata po udhëtonin u përmbys dje në veri të Libisë.

Agjencitë e ndihmave njoftuan se rreth 400 imigrantë mundën të shpëtoheshin dhe se ishin gjetur mbi 20 trupa.

Anijeve italiane dhe irlandeze të shpëtimit, të cilat ju përgjigjën menjëherë thirrjeve për ndihmë, ju bashkuan edhe ato të organizatës “Mjekët pa kufij”.

Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit thotë se këtë vit kanë humbur jetën mbi 2 mijë imigrantë, në përpjekje për t’i shpëtuar luftimeve dhe shtypjes në vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme. Shumica e imigrantëve synojnë të shkojnë në vendet evropiane.

XS
SM
MD
LG