Lidhje

Kruqi i Kuq dërgon anije për shpëtimin e refugjatëve


Kryqi i Kuq po dërgon sot anijen e parë të kërkimit dhe shpëtimit në një përpjekje për të shpëtuar jetët e njerëzve që përshkojnë Mesdheun në kërkim të strehimit dhe sigurisë në Evropë.

Anija "The Responder" do të patrullojë në korridorin e Mesdheut qendror mes Afrikës së Veriut dhe Italisë, ku janë mbytur shumica e 3 mijë e 100 vktimave mes imigrantëve të këtij viti.

Kryqi i Kuq italian me mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe po bashkëpunon me organizatën e pavarur bamirëse Migrant Offshore Aid, në një mision të përbashkët.

Anija pritet të shpëtojë të paktën 1 mijë e 100 vetë në muaj.

XS
SM
MD
LG