Lidhje

Mesila Doda, ligjëratë në Bibliotekën e Kongresit


Mesila Doda, ligjëratë në Bibliotekën e Kongresit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:38 0:00

Deputetja nga Shqipëria, Mesila Doda, ishte e ftuar të premten në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, për të mbajtur një ligjëratë me temë “Shqipëria, mes të kaluarës komuniste dhe të ardhmes së paqartë, mes Lindjes dhe Perëndimit”. Ajo foli për rrugën e vështirë të Shqipërisë që doli nga komunizmi e varfër dhe me një trashëgimi politike plot probleme të mprehta. Në komentet për kolegun tonë Ilir Ikonomi, zonja Doda tha se kjo pasqyrohet mes të tjerash në egërsinë me të cilën politikanët trajtojnë kundërshtarin dhe njëri-tjetrin, gjë që nuk mund të ketë vend mes udhëheqësve që kërkojnë të mësojnë nga Perëndimi.

Mesila Doda, ligjëratë në Bibliotekën e Kongresit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:38 0:00

Deputetja Mesila Doda e mbajti ligjëratën në Bibliotekën e Kongresit në Uashington ndërkohë që në Shqipëri vazhdojnë betejat e ashpra politike, një klimë që e ka ulur mjaft nivelin e debatit dhe ka krijuar shqetësime për të ardhmen e vendit.

Zonja Doda thotë se ashpërsia e gjendjes së sotme politike ka në thelb përveç prapambetjes ekonomike, edhe një autoritarizëm të skajshëm.

“Në thelb unë shikoj Shqipërinë në kapërcyell, Shqipërinë me një aspiratë të madhe perëndimore, që ka dëshirë të quhet një nga popujt e Perëndimit, e cila ka një histori mes Perëndimit dhe Lindjes, por që nuk shkëputet dot nga mentaliteti bizantin, lindor, në politikë apo në situatën sociale. Duhet të sillemi si njerëz të vërtetë, qoftë në politikë por edhe në trajtimin e tjetrit si qënie njerëzore, që ka nevojë për dinjitet dhe për respekt.”

Zonja Doda thotë se çështja nuk është thjesht tek politikanët, por tek morali i shoqërisë, i cili ka përsuar një rënie të madhe.

Deputetja nga Shqipëria foli edhe për çështjen e shumë përfolur të hapjes së dosjeve. Ajo tha se pas një çerek shekulli, ka ardhur koha që jo vetëm të mësohet e vërteta, por edhe të kuptohet se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet e mbërthyer pas së kaluarës nëse nuk ndahet njëherë e mirë prej saj. Por, a mund të bëhet ky proces pa hakmarrje politike dhe pa prapaskena?

“Unë besoj se hakmarrja nuk ka qenë diçka që i ka karakterizuar shqiptarët, përndryshe secili e dinte se kush ishte personi që i kishte bërë keq dhe do të kishte shkuar drejt hakmarrjes. Tani bëhet fjalë për të ditur të vërtetën. Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të ecin dot kurrë nëse vazhdojnë të mbeten peng i së kaluarës së tyre.”

Zonja Doda thotë se për çështjen e dosjeve politika shqiptare nuk ka folur kurrë me një zë dhe se ekziston një prirje për të mbrojtur me çdo kusht persona që kanë një lidhje shumë të fortë me të kaluarën. Por ajo mendon se në Shqipëri ka një brez të ri që mund sjellë një mënyrë të re të të drejtuarit të vendit:

“Mendoj se ka një brez të ri të jashtëzakonshëm politikanësh, gjyqtarësh, juristësh, prokurorësh, të cilët mund të bëjnë politika të shkëlqyera për vendin e tyre. Të mos ngelemi peng i kësaj mënyre të shëmtuar, bizantine, lindore të të drejtuarit të vendit.”

XS
SM
MD
LG