Lidhje

Meta drejtuesi i ardhshëm i Parlamentit


Në Shqipëri krytari i Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta do të jetë drejtuesi i ardhshëm i Parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e së dielës. Kjo u bë e ditur pas një takim të gjatë mes zotit Meta dhe kryetarit socialist Edi Rama I cili do të drejtojë qeverinë e re.

Sipas një njoftimi zyrtar, drejtuesit e të dy forcave kryesore të koalicionit të majtë, biseduan për të vendosur piketat e planit të tranzicionit deri në hapjen e parlamentit te ri, ndërsa konfirmuan angazhimin publik të të dy palëve për të ndarë mandatin e deputetit nga detyra e ministrit.

Ndërsa për strukturën e qeverisë së re palët do të diskutojnë sërish duke u konsultuar dhe me aleatët e tjerë. Ata bënë thirrje që ekzekutivi aktual “të ndalë prokurimet e reja, vendime për koncesione të pasurisë publike, dhe të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit”.

Të dyja partitë do të nisin përgatitjet për hartimin e planit të detajuar të punës së 300 ditëve të para që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator.

Të dy drejtuesit e majtë kanë diskutuar edhe rreth projektit të gazsjellësit TAP, I cili është përzgjedhur për transportin e gazit nga fushat e azerbajxhanit drejt Europës duke kaluar përmes Shqipërisë. Si zoti Rama dhe Meta, të cilët dje u takuan me drejtuesit e konsorciumit të Shah Deniz II, vlerësuan nevojën e ngritjes së një grupi të posacëm, i cili duhet të ndjekë fazën përgatitore të projektit.

XS
SM
MD
LG