Lidhje

Meta: Mbështetje unanime ndaj propozimit të KE-së për liberalizimin e vizave

  • Zëri Amerikës

Meta: Mbështetje unanime ndaj propozimit të KE-së për liberalizimin e vizave

Meta: Mbështetje unanime ndaj propozimit të KE-së për liberalizimin e vizave

Shqipëria dhe Bosnja shkuan në takimin e Sarajevës pak ditë pas propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët e tyre. Shqipëria përfaqësohej në takim nga Ministri i Jashtëm Ilir Meta.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Meta tha se "Bashkimi Europian i kushtoi një vëmendje të posaçme Ballkanit perëndimor pikërisht në një kohë që nuk është e lehtë për BE-në dhe për komunitetin ndërkombëtar, pasi është një periudhë sfidash të rëndësishme që kanë të bëjnë me krizën ekonomike dhe financiare globale."

Ai tha se pati një forcim të angazhimit të BE-së për t'u zgjeruar në të ardhmen me vende të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i jashtëm tha se pati mbështetje unanime ndaj propozimit të KE-së për liberalizimin e vizave, ndërsa për anëtarësimin në BE, theksoi ai, është e qartë se Shqipëria është në një proces intensiv pas dorëzimit të përgjigjeve të pyetësorit. Ai tha se ka rëndësi të përmirësohet klima politike në vend, dhe të ketë një dialog politik të qëndrueshëm. Kjo kërkon reforma në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Këto sfida, u theksua në konferencë, qendrojnë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim merrte pjesë edhe delegacioni i Kosovës, e cila ka mbetur pas procesit të integrimit. Zoti Meta tha se vetë pjesmarrja e ministrit të jashtëm të Kosovës në mënyrë të barabartë me të gjithë përfaqësuesit e tjerë, mesazhi që Kosova të marrë brenda vitit udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, si dhe inkurajimi mbi nisjen e një dialogu për zgjidhjen e çështjeve praktike me Serbinë, tregon vendosmërinë e BE-së që edhe Kosova të jetë anëtare e Bashkimit në të ardhmen.

XS
SM
MD
LG