Lidhje

Tirana e Shkupi: Të forcohet bashkëpunimi


Kryetari i parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski vizitë në Shqipëri. Meta: Roli i faktorit shqiptar mbetet kyç për stabilitetin e Maqedonisë

Shqipëria dhe Maqedonia angazhohen për të forcuar më tej marrëdhëniet e tyre. Kjo u deklarua sot gjatë vizitës së kryetarit të parlamentit maqedonas Trjako Veljanovski në Tiranë i cili u takua me krerët më të lartë të vendit si dhe ju drejtua me një fjalë edhe parlamentit shqiptar. Kryetari i këtij parlamenti zoti Ilir Meta, theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar në marrëdhëniet mes dy palëve, duke vënë theksin te respektimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit

Forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta në rrugën e integrimit europian ishin në qendër të bisedimeve të zhvilluara sot në Tiranë nga kryetari i parlamentit maqedonas Trajko Veljanovski me autoritet shqiptare. “Ne mbështesim sovranitetin, integritetin dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe e vlerësojmë atë si një vend mjaft të rëndësishëm për të zhvilluar më tej stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”, deklaroi kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta.



E duke i mëshuar peshës së faktorit shqiptar në Maqedoni zoti Meta theksoi edhe një herë nevojën e respektimit të marëveshjes së Ohrit: “Roli i faktorit shqiptar në Maqedoni ka qenë dhe mbetet kyç dhe tepër i rëndësishëm , pozitiv për stabilitetin dhe integrimin e Maqedonisë për të forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë . Besoj se zbatimi i plotë dhe efektiv i marrëveshjes së Ohrit do të ndihmojë akoma më shumë në këtë drejtim”.

Marëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve kanë njohur shpesh momente tensioni. I pyetur për vendosjen e monumentit të Car Dushanit, prijësit serb në Shkup, kryetari i parlamentit maqedonas tha: "Shteti Maqedonas ka detyrë dhe obligim të jap kontribut të madh për marrëdhënie sa më të mira ndër- etnike. Ato marrëdhënie ndër-etnike nuk duhet të vlerësohen vetëm nga një akt të vendosjes së një përmendoreje"

Marrëdhenieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve zoti Veljanovski i kushtoi vëmendje edhe në fjalën që ai mbajti në parlamentin shqiptar. Ai tha se këto marrëdhënie janë pjesë e axhendës politike të udhëheqësve më të lartë në vendin e tij dhe se përbëjnë një prioritet edhe për atë vetë. "Kombinimi i masava për shtendosjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe angazhimi për forcimin e ekonomisë do të cojnë në përforcimin e besimit mes palëve", theksoi ai. Kryetari i parlamentit maqedonas u shpreh se dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve, "ato duhet të mbështeten të njeri tjetri e të mos lënë që asnjë sfidë, sado e vogël, t’i cënojë ato".
XS
SM
MD
LG