Lidhje

Meteorologët parashikojnë deri në 60 centimetra dëborë në Çikago


Meteorologët parashikojnë deri në 60 centimetra dëborë në Çikago
Meteorologët parashikojnë deri në 60 centimetra dëborë në Çikago

Meteorologët parashikojnë se deri në 60 centimetra dëborë mund të bie në Çikago gjatë stuhisë më të fundit të borës që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Parashikuesit e motit thonë se stuhia që po shkon në drejtim të pjesës qendrore të vendit do të sjellë ngrica dhe borë në një pjesë të madhe të Amerikës. Pritet të godasë shtetet e Oklahomës, Mizurit dhe Illinoit dhe të vazhdojë më pas drejt pjesës verilindore të Shteteve të Bashkuara gjatë ditëve në vijim.

Ngricat dhe mjegulla priten të shkaktojnë anulimin e shumë fluturimeve. Disa kompani ajrore po u ofrojnë udhëtarëve mundësi për të kthyer biletën ose ndryshuar itinerarin e fluturimit.

Agjencia Federale e Emergjencave tha dje se ka furnizime me ujë, ushqim, shtretër dhe gjeneratorë në viset që pritet të goditen nga stuhia.

XS
SM
MD
LG