Lidhje

Presidenti meksikan anulon vizitën në SHBA


Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto thotë se nuk do të shkojë në SHBA për t'u takuar me Presidentin amerikan Donald Trump.

Pena Nieto postoi një mesazh në Twitter ku thotë se e kishte informuar Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij.

Njoftimi bëhet pasi zoti Trump postoi një koment në Twitter herët të enjten, ku thoshte se nëse Meksika nuk pranon të paguajë për murin përgjatë kufirit mes dy vendeve, atëherë do të ishte më mirë "të anulohej takimi i pritshëm".


Shtëpia e Bardhë ende nuk ka bërë reagime ndaj njoftimit të presidentit meksikan.

XS
SM
MD
LG