Lidhje

Shpërthim në tregun e fishekzjarrëve në Meksikë - dhjetëra të vrarë


Një shpërthim masiv në një treg të ngarkuar fishekzjarrësh afër Mexico Cityt, la pas vetes të paktën 31 të vrarë dhe 70 të plagosur.

Tregu San Pablito në qytetin Tultepec, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit ishte i mbushur me blerës të fishekzjarrëve për kremtet e krishtlindjeve dhe vitit të ri.

Prokurori i përgjithshëm federal tha se gjashtë shpërthime shkaktuan shkatërrimin dhe se ai ka filluar hetimet për të gjetur përgjegjësit.

Ekipet e emergjencës u desh të presin disa orë për të qenë të sigurt që të ndërhyjnë për të ndihmuar të mbijetuarit.

Zyrtarët thanë se ekspertët duhet të përdorin analizat gjenetike për të identifikuar disa nga të vdekurit.

Njëzetenjë nga të plagosurit janë lëshuar në shtëpi.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto u shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve dhe shërim të shpejtë të plagosurve.

Shpërthimet dhe zjarret në këtë treg kishin shkatërruar shumë tenda tregtarësh në vitet 2005 e 2006.

XS
SM
MD
LG