Lidhje

Meksikë, kontestohet rezultati i zgjedhjeve


Kandidati i vendit të dytë në zgjedhjet presidenciale ka deklaruar se refuzon të pranojë rezultatin, duke thënë se ka patur parregullsi.

Kandidati i vendit të dytë në zgjedhjet presidenciale në Meksikë ka deklaruar se refuzon të pranojë rezultatin, duke thënë se ka patur parregullsi në numërimin e votave.

Me thuajse 100% të votave të numëruara, Enrique Pena Nieto është 7% përpara kandidatit të majtë Andres Manuel Lopez Obrador, 38% me 31%, më pak se çpritej nga sondazhet paraprake të mbajtura pak javë përpara votimit të së dielës.

Lopez Obrador akuzon partinë e Piena Nietos, Partinë Institucionale Revolucionare, për blerje votash, dhe thotë se lajmet në media kanë mbështetur në mbulimin e votimeve partinë e zotit Pena Nieto.

Ai thotë se ai do të kundërshtojë rezultate kur ato të zyrtarizohen, por ai nuk ka deklaruar nëse do të bëjë thirrje për protesta popullore në rrugë të njëjta me ato që organizoi në vitin 2006, ku ai humbi përballë presidentit në largim Felike Calderon.

Partia Institucionale Revolucionare e Pena Nietos drejtoi Meksikën për 71 vjet deri në vitin 2000.
XS
SM
MD
LG