Lidhje

SHBA: "Miami Heat", kampion në basketboll


Ekipi Heat i Majemit mposhti atë Thunder të Oklahomës me rezultatin 121-106 mbrëmë duke fituar kupën e kampionatit të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit, e para për lojtarin LeBron James.




James përfundoi ndeshjen me 26 pikë, 13 asistime dhe 11kthime duke marrë titullin si lojtari më i mirë në finalet e NBA. Dy nga anëtarët e ekipit të tij Chris Bosh dhe Dwayne Wade shënuan nga 23 dhe 20 pikë respektivisht. Ekipi Heat pati gjithashtu paraqitje të mirë nga Mike Miller i cili shënoi 7 tre pikësha dhe përfundoi ndeshjen me 23 pikë.

Miami fitoi 4 nga pesë ndeshjet e zhvilluara midis dy ekipeve duke fituar për here të dytë kampionatin NBA në historinë e kësaj shoqate pas asaj të vitit 2006.

Kevin Durant shënoi 32 pikë për ekipin e Oklahomës, një nga ekipet më të reja të NBA.
XS
SM
MD
LG