Lidhje

Micah Meyer në Boston, zemra e Revolucionit Amerikan


Ndalesa e radhës e Mikah Meyer ishte në qytetin e Bostonit në shtetin verilindor Masaçusets, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në Revolucionin Amerikan (1775-83). Historia e pasur e qytetit shihet në shumë pika turistike të tij. Në Parkun Kombëtar të Bostonit, Mikah pati mundësinë të shikojë nga afër një luftanije mbi 200 vjeçare si dhe një demonstrim me të shtëna topash.

Parku Historik Kombëtar i Bostonit është shtëpia e fregatës USS Constitution, një anije prej druri e ndërtuar në 21 tetor të vitit 1797. Ajo i përket Marinës së Shteteve të Bashkuara, një nga gjashtë fregatat të porositura nga Marina amerikane gjatë administratë së George Washingtonit, për të mbrojtur tregtinë detare. Ajo është anija më e vjetër në botë që është ende në qarkullim.

Vizitori i parqeve kombëtare, Mikah Meyer, vizitoi këtë pikë turistike ku anija u ankorua gjatë restaurimit të saj tre vjeçar, që përfundoi në vitin 2016.

“Anija në këto momente po restaurohet; ka pjesë origjinale të sajat, por faktikisht inxhinierët e kanë nxjerrë nga uji momentalisht, por do ta kthejnë prapë aty, sapo të mbarrojnë restaurimin.”

Por momenti kulminant gjatë vizitës së tij, sipas Mikës ishte demostrimi i goditjeve me top.

Topat shkrepen dy herë në ditë, si pjesë e një shfaqjeje për publikun, për t’i treguar atij si mbusheshin armët dhe si luftohej me to.

“Isha 2-3 metra larg topit dhe vala goditëse ndihej në të gjithë trupin. Ishte një ndjesi interesante, sepse ti kuptoje se sa e fuqishme është kjo armë e vjetër."

Të shtënat me top në mëngjes dhe në mbrëmje janë përshëndetje, pjesë e cermonive të përditshme të ngritjes dhe uljes së flamurit, që organizon Marina e Shteteve të Bashkuara në çdo anije apo bazë detare.

Parku Kombëtar i Bostonit përfshin edhe Shtegun e Lirisë, një rrugë 4 kilometra e gjatë që mund të përshkohet vetëm në këmbë dhe dëshmia e së shkuarës rebele dhe plot ngjyra të qytetit.

"Shtegu i Lirisë të bën vërtet të ndihesh sikur po ecën me hapat e historisë.”

...një histori që mund të përjetohet si në tokë, ashtu edhe në det.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG