Lidhje

Ferguson, lamtumira e fundit për Michael Brown


Mijëra njerëz morën pjesë në funeralin e adoleshentit afrikano-amerikan Michael Brown, i cili u vra ndërsa ishte i paarmatosur nga një polic i bardhë në Ferguson të Mizurit.

Një numër udhëheqësish të njohur të të drejtave civile morën pjesë në këto ceremoni.

Zoti Al Sharpton, i cili mbajti fjalën e rastit, tha se mësimi që duhet të nxirret nga ngjarjet që pasuan vrasjen e 9 gushtit nuk janë trazirat por Michael Brown duhet të kujtohet si njeriu që e bëri Amerikën të rishohë mënyrën se si e kryen detyrën policia në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG