Lidhje

Michael Polt për marrëveshjen Kosovë-Serbi


Ish ambasadori amerikan në Serbi Michael Polt thotë se Beogradi duhet të jetë shumë i qartë dhe i vendosur me popullatën serbe të veriut të Kosovës që veprime si ai i shpalljes së asamblesë komunale nuk do të tolerohen dhe nuk do të kenë asnjë vlerë.

Zoti Polt, i cili ka shërbyer në Beograd nga viti 2004 deri në vitin 2007, thekson në një intervistë për Zërin e Amerikës se Prishtina nga ana e saj duhet të jetë e duruar në mënyrën se si i trajton probleme të kësaj natyre që do të ndodhin gjatë rrugës, derisa marrëveshja të zbatohet plotësisht.

Lidhur me procesin e integrimit evropian të dy vendeve, ambasadori Polt shprehet se udhëheqësit evropianë, duhet ta bëjnë plotësisht të qartë se Serbia nuk do të mund ta hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit, derisa të ketë garanci të plota se ajo nuk mund të vendosë veto mbi të ardhmen evropiane të Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG