Lidhje

Michael Schumacher del nga spitali


FILE - Ferrari Formula One driver Michale Schumacher watches a monitor during a free practice session for the Belgian Grand Prix in Spa-Francorchamps race circuit, Aug. 27, 2004.

FILE - Ferrari Formula One driver Michale Schumacher watches a monitor during a free practice session for the Belgian Grand Prix in Spa-Francorchamps race circuit, Aug. 27, 2004.

Ylli i Formula Uno-s Michael Schumacher nuk është më në gjendje kome dhe ka dalë nga spitali francez, ku ndodhej për kurim pas aksidentit me ski në dhjetor.

Sipas një deklarate të bërë sot nga menaxherja e tij, Schumacher është nxjerrë nga spitali në Grenoble "për të vazhduar fazën e gjatë të rikuperimit," tha menaxherja Sabine Kehm.

Ajo nuk dha ndonjë hollësi të mëtejshme për gjendjen e tij.

Automobilisti 45-vjeçar gjerman u shtrua në spital me lëndime të rënda në kokë, pas aksidentit të 29 dhjetorit, gjatë të cilit u përplas në shkëmbinjtë e një mali në vendpushimin Meribel në Alpet franceze. Mjekët në Grenoble e vunë atë në gjendje kome.
XS
SM
MD
LG