Lidhje

Michelle Obama viziton Kamboxhian


Zonja e Parë Michelle Obama është në Kamboxha ku foli sot në një aktivitet për trajnimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në qytetin Siem Reap, ku ndodhet kompleksi i famshëm i tempujve Angkor Wat. Vizita është në kuadër të një udhëtimi në dy vende për ta vënë theksin tek një nismë e re globale për arsimimin e vajzave.

Zonja Obama falenderoi vullnetarët e Korpusit të Paqes për punën që po bëjnë për të arsimuar dhe forcuar pozitën e vajzave në Kamboxha. Ajo tha se vullnetarët janë mishërimi i frymës së programit të saj Let Girls Learn, Lërini Vajzat të Mësojnë.

Po sot, zonja Obama u takua me një grup vajzash në një shkollë në rrethinat e qytetit dhe i nxiti ato që të vazhdojnë studimet dhe ta përdorin arsimimin e tyre për të kërkuar më shumë liri.

XS
SM
MD
LG