Lidhje

Michelle Obama mbush 50 vjeç


Zonja e Parë Michelle Obama mbushi dje 50 vjeç dhe do ta shënojë këtë rast me një mbrëmje festive sot.

Zonja Obama e kaloi ditën e djeshme larg syve të publikut. Por sot do të jetë në qendër të vëmendjes në një mbrëmje festive në Shtëpinë e Bardhë.

Hollësitë e festimeve nuk janë bërë publike, por të ftuarit thonë se do të ketë vallëzim. Zonja e Parë vuri një fotografi në Twitter ku ajo mban në dorë një kartë nga organizata AARP, e cila lobon për amerikanët mbi 50 vjeç.

Zonja Obama mori një dhuratë para kohe me rastin e 50 vjetorit, kur bashkëshorti i dha mundësi të shpenzojë disa ditë pa pasur rrotull fëmijët. Zonja Obama, e cila kaloi pushimet e fundvitit me familjen në Havai, qëndroi në parajsën tropikale një javë më gjatë për t’u çlodhur, pasi Presidentit dhe vajzat e çiftit u kthyen në Uashington.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG