Lidhje

Zonja e parë feston 50 vjetorin


Asnjë zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, që nga Jacqueline Kennedy në vitit 60”, nuk është njohur si ikonë e modës. Por ndërsa Jacqueline Kennedy ishte imazhi i modës së lartë, Obama është njohur më shumë për aftësinë e saj si imazh i gruas së shtresës së mesme amerikane. Këtë javë, sensi i saj për modës u bë temë lajmesh, në të njejtën kohë që ajo festoi 50 vjetorin e ditëlindjes.

Michelle Obama ikonë e modës
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00
Natyrisht që Michelle Obama u duk shumë mirë në këtë përvjetor jubilar të ditëlindjs të premten. Pas pesë vjetësh në qendër të vemendjes së publikut, Michelle Obama mund të jetë po e aq e mirënjohur për sensin e saj të modës, sa edhe për nismat e saj politike për ushqimin dhe mbipeshën e fëmijëve.

Lisa Kathleen Graddy është kuratore e Historisë Politike të Grave në Muzeumin Kombëtar Smithsonian të Historisë Amerikane.

"Mendoj se Michelle Obama pasqyron mjaft gratë moderne amerikane. Ne vlerësojmë nëse zonja e parë është e përshtatëshme. Ajo është një grua që na prëfaqëson ne dhe vendin tonë, është si të thuash prona jonë. Ajo na përket neve”.

Në një farë mënyre ajo i përket edhe popullit amerikane. Fustani që veshi për inaugurimin e presidentit në 2013, për mandatin e tij të dytë, do të ekspozohet në Instritutin Smithsonian.

Kjo është hera e parë që muzeumi ekspozon një fustan që është veshur për inaugurimin e presidentit në mandatin e dytë. Kjo përkon me 100 vjetorin e ekspozitës së mirënjohur të fustaneve të veshura në ceremonitë e inaugurimit nga zonjat e para.

"Njerëzit kanë qënë shumë të interesuar për fustanin dhe kanë bërë shumë pyetje. Ne menduam që ta huazonim fustanin për një ekspozim të veçantë një ditor. Ne menduam se do të ishte mirë të fillonim një traditë të re”.

Fustani prej shifoni të kuq i modelistit nga New York-i, Jason Wu, u shoqërua me një palë këpucë të kuqe nga modelisti i njohur i këpucëve Jimmy Choo.

Duke gjykuar nga reagimi i vizitorëve të muzeumit, sensi i modës së zonjës së parë i tërheq të gjitha moshat.

"Mendoj se është mjaft frymëzuese dhe e lezetëshme”.

Fustani që zonja Obama veshi për inaugurimin e parë të presidentit do të kthehet në muzeum në janat 2015. Ai do të zëvendësojë fustanin e kuq që do të ruhet për bibliotekën presidenciale në të ardhmen. Michelle Obamës i mbeten edhe tri vjet për të vazhduar sensin e saj të modës. Por tani për tani, fesimi i 50 vjetorit mund të jetë përparësia e saj kryesore.
XS
SM
MD
LG