Lidhje

Michelle Obama, takim me nxënësit në Kinë


Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama lavdëroi përparimin që ka bërë Amerika në fushën e barazisë mes racave, të drejtave civile dhe lirisë fetare, gjatë turneut të saj në Kinë.

Zonja e Parë i bëri sot këto komente gjatë një fjalimi që mbajti para nxënësve kinezë në një shkollë të mesme të njohur në provincën jugperëndimore Sichuan.

Ajo tha se në Amerikë njerëzit që punojnë shumë mund të arrijnë sukses, pavarësisht se ku jetojnë, apo gjendjes financiare të prindërve, racës, fesë, apo cilit grup etnik i përkasin.

Gjatë turneut të saj një javor, Zonja e Parë i ka shmangur çështjet e debatueshme politike, duke u fokusuar më tepër tek çështje si arsimi.

Por vetëm të shtunën, ajo i tha një grupi studentësh kinezo-amerikanë se liria e fesë dhe liria e qasjes ndaj informacionit janë të drejta universale të njeriut.
XS
SM
MD
LG