Lidhje

Vrasësi i Miçiganit para gjykatës


Në Shtetet e Bashkuara, personi i dyshuar për disa vrasje të njëpasnjëshme në shtetin verior të Miçiganit, sot del para gjykatës, nën akuzat për vrasje të shumëfishta.

Autoritetet e arrestuan 45-vjeçarin Jason Dalton dje në mëngjez, nën akuzat për vrasje në orët e vona të së shtunës, në qytezën Kalamazu. Ai vrau gjashtë njerëz dhe plagosi dy të tjerë.

Prokurori i qarkut së Kalamazu-së tha se fakti që një person vret në mënyrë të rastësishme pa asnjë arsye është tepër e frikshme për banorët.

Dalton punonte për shërbimin e transportit Uber. Shefi i kompanisë bëri një deklaratë, ku thonte se Uber e ka përjetuar ngjarjen me tmerr dhe ndjen keqardhje të thellë për dhunën e pakuptimtë. Ai ofroi t’i ndihmnojë hetuesit me çdo mënyrë.

Autoritetet janë duke hetuar në se Dalton kishte pasagjerë në makinë në kohën kur po kryente vrasjet e njëpasnjëshme. Ata thanë se ai kishte qenë në kontakt me disa persona në kohën kur po kryente vrasjet, por nuk kanë ngritur akuza për ndonjë person tjetër.

XS
SM
MD
LG