Lidhje

6 të vrarë në Miçigan


Autoritetet thonë se kanë ndaluar një të dyshuar për vrasjen me armë zjarri të gjashtë vetëve dhe plagosjen e dy të tjerëve, në shtetin verior të Miçiganit.

Ngjarja ndodhi dje në mbrëmje në qytetin Kalamazoo.

Policia arrestoi 45 vjeçarin Jason Dalton sot herët në mëngjes në lidhje me goditjet. Policia tha se ai nuk ka precedentë kriminalë.

Autoritetet thonë se në fillim ai hapi zjarr në një kompleks apartamentesh ku një grua u plagos seriozisht dhe disa orë më pas, personi i armatosur vrau një baba dhe të birin në një qendër shitjesh makinash.

Disa minuta më pas, pesë persona u vranë në një restorant të qytetit. Autoritetet thonë se një vajzë 14 vjeçare që u godit në restorant nuk kishte vdekur siç u tha më parë, por është në spital, e plagosur rëndë.

Motivet e krimeve nuk janë bërë të ditura.

XS
SM
MD
LG