Lidhje

Microsoft do të njoftojë përdoruesit për hakerat


Kompania Microsoft do të fillojë të njoftojë përdoruesit e shërbimeve të saj në internet, kur ka dyshime se llogaritë e tyre janë nën sulmin e hakerëve nga institucionet qeveritare.

Kompania më e madhe në botë e programeve kompjuterike e bëri të ditur të mërkurën rregulloren e re. Microsofti po ndërmerr një hap tjetër drejt sigurisë për shkak se sulmet e sponsorizuara nga shteti shpesh janë më të ndërlikuara dhe të rrezikshme se sa ato nga të tjerët. Deklarata nga Microsofti nuk përmend shtete specifike.

Por agjencia e lajmeve Reuters thotë se ndryshimet vijnë nëntë ditë pasi i kishte shtruar pyetjen kompanisë se pse kishte refuzuar të informonte viktimat e fushatës së vitit 2011 ndaj mërgimtarëve tibetian dhe ujgurë të Kinës.

XS
SM
MD
LG