Lidhje

Obama, thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte në Lindjen e Mesme


Presidenti Barack Obama bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte mes Izraelit dhe Hamasit, sulmet e të ndërsjella të të cilëve kanë vrarë rreth 1 mijë e 100 njerëz, shumica e të cilëve civilë.

Zoti Obama të dielën pati një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se Presidenti shprehu shqetësim të madh për viktimat mes civilëve në Luftën e Gazës. Zoti Obama po ashtu theksoi rëndësinë e sigurisë së Izraelit dhe lehtësimin e krizës humanitare në Gazë.

Nuk dihet përgjigja e zotit Netanyahu për çështjet që ngriti Presidenti Obama në bisedë.

Po të dielën, para telefonatës, udhëheqësi izraelit dha intervista në kanale televizione amerikane, ku tha se me rritjen e numrit të viktimave civile palestineze në Gaza, zoti ai e kuptonte që opinioni botëror mund të kthehet kundër Izraelit, por ai u zotua se Izraeli “do të merrte çfarëdo mase të nevojshme për të mbrojtur popullin e vet nga sulmet me raketë të militantëve të Hamasit."

Luftimet përfshinë Gazën përsëri të dielën, ndërsa militantët e Hamasit vazhduan të hidhnin raketa në Izrael dhe forcat izraelite ndërmorën sulme të ashpra ndaj enklavës palestineze.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG