Lidhje

Sfida e migrimit mund të vazhdojë më 2016

  • Luis Ramirez

Gjatë vitit 2015, Evropa u përball me një krizë të madhe migracioni pasi rreth 1 milion njerëz, kryesisht myslimanë, u larguan nga lufta në Siri dhe mjerimi në vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës duke kryer udhëtime të komplikuara përgjatë Turqisë dhe Evropës Lindore për të arritur në Evropën Perëndimore. Me dyndjet që pritet të shkojne deri në 3 milion gjatë vitit që po vjen, ky migracion masiv ka ngritur pyetje rreth së ardhmes së Evropës dhe aftësive të shteteve për të përballuar këtë masë njerëzish si nga ana kulturore edhe ajo ekonomike.

Dyndjet drejt Evropës kanë qënë masive, por këto imazhe të një djali sirian të mbytur në bregdetin turk në shtator shokuan botën, duke nxitur keqardhje tek perëndimorët për ata që i largoheshin konfliktit të rënduar në Siri.

Një segment i hapur në gardhin mes Serbisë dhe Hungarisë u bë korridor kalimi për mijëra njerëz në ditë.

Hungaria, e mbingarkuar, ndërtoi një gardh me tela me gjemba në tetor dhe mbylli kufirin.

Në Austri, porta drejt Evropës Perëndimore, trenat që vinin nga Hungaria u pritën nga duartrokitje. Vajza austriake mirëpritën të ardhurit me karamele dhe cigare. Kjo grua, Denise Neuhauser, thotë se Evropa nuk mund të kthejë mbrapsht këta njerëz dhe se shqetësimet rreth kulturës dhe asimilimit janë çëshjte që duhen diskutuar një herë tjetër.

“Nuk e di si do të bëhen gjërat, por tani duhet të kujdesemi për këta njerëz, t’i ushqejmë, t’u japim stretë dhe t’i lejojmë të kalojnë.”

Stacioni kryesor i trenit në Budapest ishte pikë kryesore e të ardhurve. Shumica e njerëzve thonin se destinacion përfundimtar ishin Gjermania dhe Suedia, ku politikat sociale u premtojnë atyre një të ardhme. Tariku është refugjat nga Siria.

“Populli gjerman të ndihmon të shkollohesh dhe të fillosh një jetë të re.”

Por shumë shpejt në Evropë u shfaqën sinjalet e tensioneve. Suedia filloi të kontrollojë kufijtë. Stefan Lofven është kryeministër i Suedisë.

“Situata është e paqëndrueshme. Politikat e migracionit në BE duhet të rishikohen tërësisht.”

Skepticizmi u shtua edhe më tej pas sulmeve terroriste në Paris. Dy prej autorëve ishin futur në Evropë të maskuar si refugjatë. Kancelarja gjermane fillimisht i mirëpriti migrantët por ndryshoi qëndrim me afrimin e fund vitit.

“Do të reduktojmë numrin e refugjatëve.”

2015 përfundoi me diskutime për forcimin e kufijve. Por Evropa nuk ka një plan gjithpërfshirës për t’iu përgjigjur kësaj vale refugjatësh, që udhëheqësit thonë se përbën një sprovë për rajonin.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG