Lidhje

Besimtarët e Shqipërisë festojnë Bajramin e Madh


Besimtarët e Shqipërisë festojnë Bajramin e Madh
Besimtarët e Shqipërisë festojnë Bajramin e Madh

Qindra mijëra besimtarë muslimanë shqiptarë festuan Fiter Bajramin. Besimtarët u mblodhën qysh në orët e para të ditës pranë objekteve të kultit për të kryer faljet me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit, që kulmon me bajramin e Madh, ose Fiter Bajramin. Pjesa më e madhe e besimtarëve mbushën shëtitoren Dëshmorët e Kombit dhe parkun Rinia për të marrë pjesë në ceremonitë e posaçme të festës më të rëndësishme të fesë muslimane. Udhëheqësit fetarë bënë thirrje për miqësi, pajtim dhe dashuri mes njerëzve dhe për ndihmë të pakursyer ndaj të varfërve. Kryetari i Komunitetit Musliman, Selim Muça tha në fjalimin e tij se “Ramazani dhe Fiter Bajrami janë ngjarje të mëdha që e shtyjnë besimtarin të jetë më tolerant ndaj konflikteve, më bujar ndaj varfërisë, dhe më paqësor në veprimtarinë e përditëshme për të qenë sa më të dobishëm për njerëzit”. Bashkësia muslimane është më e madhja në për nga shtrirja dhe numri i besimtarëve. Sipas vlerësimeve të besueshme jozyrtare, besimtarët muslimanë përbajnë më shumë se dy të tretat e popullit shqiptar, ndonëse edhe tre besimet fetare, katolike, bektashiane e ortodokse po rriten gjatë këtyre viteve. Të gjitha komunitetet fetare jetojnë në harmoni me njëra-tjetrën, dhe pa shënuar asnjë problem të motivuar fetarisht.



XS
SM
MD
LG