Lidhje

Mijëra homoseksualë protestojnë në Pragë


Mijëra homoseksualë protestojnë në Pragë
Mijëra homoseksualë protestojnë në Pragë

Mijëra homoseksualë marshuan në rrugët e Pragës sot, organizimi i pari i këtij lloji në kryeqytetin çek.

Për mbarëvatjen e marshimit u angazhuan forca të shumta policore. Marshimi është kryer pavarësisht kritikave të zyrtarëve të lartë qeveritarë, mes tyre presidenti çek Vaclav Klaus si dhe kishës katolike.

Marshimi i sotëm është pjesë e një festivali që nisi të mërkurën.

Një marshim i ngjashëm që u organizua tre vjet më parë në qytetin e dytë më të madh të Çekisë, Brno, përfundoi në përleshje të dhunshme. Policia arrestoi tre njerëz mbasi ekstremistë të krahut të djathtë u përpoqën që të prishnin paradën që po zhvillohej atje.

XS
SM
MD
LG