Lidhje

Mijëra jemenas protestojnë për dorëheqjen e presidentit Saleh

  • Zëri Amerikës

Mijëra jemenas protestojnë për dorëheqjen e presidentit Saleh

Mijëra jemenas protestojnë për dorëheqjen e presidentit Saleh

Dhjetëra mijëra protestues në Jemen sot bënë thirrje për dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh pas shtypjes së përgjakshme të domonstruesve.

Protestuesit me brohoritje dolën në rrugët e qytetit jugor të Taiz-it, ku aktivistët anti-qeveritarë kanë organizuar demonstrata që nga muaji shkurt.

Mijëra protestues vazhduan protestat kundër presidentit edhe në kryeqytetin e vendit, Sana.

Dhuna që lidhet me protestat në të gjithë Jemenin ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 120 personave që kur filluan përleshjet në fillim të këtij viti.

Disa grupe dhe vende përëndimore kanë dënuar dhunën kundër demonstruesve dhe kanë bërë thirrje për një zgjidhje politike. Komisionierja e Bashkimit Evropian për punë të jashtme, Catherine Ashton bëri dje një deklaratë në të cilën thuhej se tranzicioni politik në Jemen duhet të fillojë pa u vonuar. Shtetet e Bashkuara i dhanë mbështetje kësaj thirrje.

Të martën, presidenti Salehi pranoi një ftesë nga gjashtë vende të Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim për zhvillimin e bisedimeve me përfaqësuesit e opozitës në Arabinë Saudite.

XS
SM
MD
LG