Lidhje

Mijëra sirianë grumbullohen në Damask për funeralin e 44 viktimave

  • Zëri Amerikës

Mijëra sirianë grumbullohen në Damask për funeralin e 44 viktimave

Mijëra sirianë grumbullohen në Damask për funeralin e 44 viktimave

Mijëra sirianë u grumbulluan sot në Damask për funeralin e 44 viktimave të vrara në dy shpërthimet dje në kryeqytet.

Pjesëmarrësit u lutën në një xhami të Damaskut për trupat e personelit të sigurisë dhe civilët e vrarë të premten.

Turma njerëzish u grumbulluan pranë xhamisë për të kujtuar viktimat e sulmit. Dy makina bombë shpërthyen dje pranë ndërtesave shtetërore të sigurisë. Media shtetërore falësoi al-Kaidën për dhunën.

Vëzhguesit e Lidhjet Arabe kanë mbërritur në Siri për të monitoruar zbatimin e premtimit të presidentit Bashar al-Assad për të ndalur dhunën ndaj disidentëve.

XS
SM
MD
LG