Lidhje

Mijra mblidhen në Stonehenge të Britanisë për solsticin e verës

  • Zëri Amerikës

Mijra mblidhen në Stonehenge të Britanisë për solsticin e verës

Mijra mblidhen në Stonehenge të Britanisë për solsticin e verës

Rreth 20 mijë vetë ishin mbledhur sot në orët e para të agimit tek monumenti natyror Stonehedge i Britanisë, për të parë solsticin e verës, ditën më të gjatë të vitit për hemisferën e Veriut. Stonehedge është një nga objektet e trashëgimisë kulturore të botës të përfshira në listën e UNESCO-s. Pamjet ishin mahnitëse, kur njëri nga gurët e vendosur në formë harku të monumentit të lashtë, të periudhës së neolitit arriti në një vijë të drejtë me diellin që po lindte. Shumë nga vizitorët e kësaj pamjeje spektakolare vijnë çdo vit dhe kjo ngjarje është shndërruar tani në një festival të përvitshëm. Ndërsa admiruesit ishin mbledhur për këtë pamje të mrekullueshme të natyrës, në Parlamentin britanik u dërgua një raport i disa grupeve ambjentaliste dhe të sigurisë së rrugëve, ku paraqiten avantazhet e ruajtjes së orës të pandryshuar edhe në vjeshtë, me synimin për të pakësuar çlirimin e gazit karbonik.

XS
SM
MD
LG