Lidhje

Gorbachev mbi marrëdhëniet SHBA – Rusi


Ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev u bëri thirrje vendeve perëndimore për të ndalur izolimin e Rusisë dhe t’i japin fund të gjitha sanksione individuale. Ai i bëri këto komente në një artikull të botuar në gazetën e përditshme qeveritare “Rossiyskaya” të enjten.

Zoti Gorbachev, 85-vjeçar, shkruan se Rusia luan një rol të rëndësishëm dhe pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe tha se vendi nuk do të pranojë një rol të dytë përulës.

"Është koha që Perëndimi të heqë dorë nga përpjekjet për të izoluar Rusinë. Izolimi nuk ka qenë efektiv", shkruan ai, "aq më tepër kur bëhet fjalë për sanksione individuale, të cilat nuk kanë gjasa të arrijnë ndonjë rezultat. Ato duhet të braktisen të parat, përndryshe, nuk do të ketë dialog apo mundësitë për të rivendosur besimin", thotë zoti Gorbachev në artikullin e tij.

Marrëdhëniet diplomatike mes Rusisë dhe Perëndimit kanë arritur një pikë të ulët që prej Luftës së Ftohtë pasi Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe përfshirja e supozuar e Rusisë në kryengritje të armatosur në rajonin lindor të Ukrainës.

Zoti Gorbaçov vuri në dukje bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Rusisë për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Siri, dhe shtoi se ky bashkëpunim mund të përdoret si plan-projekt për lehtësimin e tensioneve, duke shkuar përpara.

"Nëse kjo prirje vazhdon, ne duhet ta zgjerojmë atë në sfera të tjera të marrëdhënieve", shkruan ish-udhëheqësi sovjetik, edhe pse e pranon se ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG