Lidhje

Vdes gazetari i mirënjohur amerikan, Mike Wallace

  • Zëri Amerikës

Në një spital të shtetit Connecticut, vdiq në moshën 93 vjeçare Mike Wallace, një nga gazetarët më të njohur të Amerikës.

Në një njoftim të kanalit televiziv CBS, thuhej se Wallace vdiq pas një sëmundjeje të gjatë. Për gati 40 vjet me radhë, Mike Wallace punoi në programin e mirënjohur të rrjetit CBS, “60 Minuta”.

Ai intervistoi qindra figura të shquara botërore, presidentë, gjeneralë, artistë dhe sportistë amerikanë, personalitete ndërkombëtare, shkrimtarë, dramaturgë dhe yje të Hollivudit.

Ai intervistoi edhe figura më pak të njohura, me veprimtari të dyshimtë për pasurinë dhe famës që gëzonin.

CBS vuri dje në dukje ndihmesën e jashtëzakonshme të gazetarit Mike Wallace, duke e quajtur atë një forcë me ndikim të industrisë televizive gjatë gjithë ekzistencës së saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG