Lidhje

Mikrosofti ngre ankesë në BE ndaj kompanisë Google

  • Zëri Amerikës

Mikrosofti ngre ankesë në BE ndaj kompanisë Google

Mikrosofti ngre ankesë në BE ndaj kompanisë Google

Mikrosofti ka ngritur një ankesë në Bashkimin Evropian ku akuzon kompaninë Google se po kufizon në mënyrë të padrejtë konkurrencën në tregun e kërkimeve në internet.

Në ankesën e dorëzuar sot tek rregullatorët e BE-së për anti-trustet, Mikrosofti thotë se Google dëmton kompanitë rivale të kërkimit në internet – duke përfshirë faqen Bing të Mikrosoftit – përmes disa mënyrave që përfshijnë kufizimin e qasjes së rivalëve tek disa informacione në faqen e YouTube.

Mikrosofti është përballur për vite me radhë me padi anti-trustesh në Evropë, dhe është gjobitur me më shumë se një miliard dollarë nga rregullatorët që tani do të shqyrtojnë këtë ankesë.
Google nuk iu përgjigj direkt akuzave të Mikrosoftit, por tha se do të vazhdonte ta diskutonte çështjen me rregullatorët evropianë.

XS
SM
MD
LG