Lidhje

Mikrosofti sfidon Ninetendon me sistemin Kinect


Mikrosofti sfidon Ninetendon me sistemin Kinect
Mikrosofti sfidon Ninetendon me sistemin Kinect

Kompania Mikrosoft bëri të njohura detajet e një teknologjie të re lojrash elektronike që do të dalë këtë vjeshtë në treg si pjesë e serisë Xbox 360.

I njohur dikur si Projekti Natal, sistemi Kinect dallon lëvizjet dhe zërat e përdoruesve, duke mundësuar që lojtarët të kontrollojnë imazhet e tyre elektronike në lojrat me gara, aksion, apo sport vetëm duke lëvizur trupin. Loja E3 u prezantua gjatë një konference në Los Angelos.

Për të tërhequr familjet e dhëna tashmë pas lojës Wii të Nintendos, kompania Microsoft kërkon ta shtojë suksesin e arritur nga kapja e lëvizjeve përmes telekomandës, duke e eleminuar atë përfundimisht. Kinect është një sistem tërësisht i ri që e bën teknologjinë e lojrave elektronike të paduks

hme. Ajo dallon lëvizjet dhe zërat e përdoruesve dhe nuk ke nevojën e telekomandës për të komunikuar me ekranin. Sistemi Kinect ka dhoma "chat", që mundëson lidhjen me njerëzit në pjesë të ndryshme të botës. Kinect del në treg më 4 nëntor.

XS
SM
MD
LG