Lidhje

Militantët godasin një bazë ajrore të NATO-s në Afganistan


Dëmtohet një aeroplan i cili përdorej nga oficeri i lartë i ushtrisë amerikane, shefi i shtabit gjenerali Martin Dempsey

Zyrtarë të NATO-s thonë se militantë afganas kanë goditur me raketa një bazë ajrore amerikane në Afganistan, duke dëmtuar një aeroplan i cili përdorej nga oficeri i lartë i ushtrisë amerikane
.

Një zëdhënëse i tha Zërit të Amerikës se shefi i shtabit gjenerali Martin Dempsey ishte në dhomën e tij dhe " jo diku pranë" aeroplanit kur dy raketa ranë pranë tij mëngjesin e sotëm në bazën ajrore të Bagramit. Më vonë ai u largua nga baza duke përdorur një tjetër aeroplan.

Ciflat e predhave plagosën lehtë dy pjetarë të personelit të bazës dhe dëmtuan një helikopter.

Talibanët morën përgjegjësinë për këtë sulm.

Bombardimet me artileri nuk janë të pazakonta në bazën ajrore të Bagramit, por kryengritësit talebanë rrallëherë shkaktojnë dëme serioze ose dëme në njerëz.

XS
SM
MD
LG