Lidhje

11 minatorë afrikano-jugorë shpëtohen nga miniera


Autoritetet afrikano-jugore thonë se përpjekjet e shpëtimit në një minierë të paligjshme ari u pezulluan të dielën në darkë, pasi policia arrestoi 11 minatorët që u nxorën nga miniera. Minatorët e tjerë që ende mbeten të bllokuar në galeri nuk pranojnë të dalin.

Zyrtarët arritën të komunikojnë dje në mëngjes me afro 30 minatorë të bllokuar, të cilët thanë se rreth 200 të tjerë mbeten të bllokuar në tunele, thellë nën sipërfaqe.

Autoritetet nuk e konfirmuan totalin e minatorëve dje. Por ekipet e emergjencave që hapën minierën e bllokuar, thanë se kishin lënë një shkallë për minatorët që mund të duan të dalin gjatë natës.

Media afrikano-jugore citon autoritetet, sipas të cilave dyshohet se minatorët në provincë Gauteng ishin grabitur nga një grup rival i cili përdori gurë të mëdhenj për të bllokuar daljen e minierës. Njoftohet se policia po heton akuzat, por ende nuk ka pasur një deklaratë zyrtare.
XS
SM
MD
LG