Lidhje

Aksident në minieren e kromit në Bulqizë


Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14 e 20 minuta të ditës së sotme në minieren e kromit në Bulqizë. Dy punonjës, të kompanisë kineze “Xingang Energy”, të cilët po punonin në pusin numër nëntë për montimin e një ashensori, u përfshinë në aksidentin e rëndë, ku humbi jetën njëri prej punonjësve kinez, ndërsa tjetri mbeti i plagosur. Punonjësit të plagosur ju dha ndihma e parë dhe, më pas u dërgua në spital, ku po iu jepet ndihma e nevojshme mjeksore.

Kompania kineze, konfirmoi aksidentin dhe bëri të ditur se ekspertët po punojnë për të zbuluar shkaqet, që quan në humbjen e jetës së punonjësit të saj dhe plagosjen e punonjësit tjetër.

Vetëm dy muaj më parë, në një minierë tjetër në Veri të Shqipërisë, në atë të Munellës në rrethin e Pukës, humbi jetën gjatë punës një tjetër minator, banor i zonës.

Aksidentet në minerat, në Veri të Shqipërisë janë të shpeshta, kjo edhe për shkak të gjendjes se tyre, mungesës së plotë të kontrollit dhe teknologjisë së vjetruar.

XS
SM
MD
LG