Lidhje

Ministrat e Financave të Eurozonës diskutojnë krizën e borxheve të Greqisë

  • Zëri Amerikës

Ministrat e Financave të Eurozonës diskutojnë krizën e borxheve të Greqisë

Ministrat e Financave të Eurozonës diskutojnë krizën e borxheve të Greqisë

Ministrat e financave të Eurozonës po takohen sot në Poloni, për të diskutuar mbi krizën e borxheve të Greqisë.

Në takimin që mbahet në qytetin Wrocklaw, merr pjesë edhe Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Gajtner. Kjo është hera e parë që një sekretar amerikan thesari merr pjesë në një takim ministrash të financave të Eurozonës.

Ky është një tregues i faktit se Shtetet e Bashkuara shqetësohen përherë e më tepër lidhur me ndikimin që ka në ekonominë botërore kriza e borxheve të vendeve të Eurozonës.

Zoti Gajtner i ka kërkuar homologëve të tij evropianë të gjejnë një zgjidhje afatgjatë për problemet e borxhit, që janë zvarritur për rreth dy vjet.

XS
SM
MD
LG