Lidhje

Ministrat e BE takim mbi krizën financiare në Bruksel

  • Zëri Amerikës

Ministrat e BE takim mbi krizën financiare në Bruksel

Ministrat e BE takim mbi krizën financiare në Bruksel

Ministrat e financave të Bashkimit Europian zhvilluan sot në Bruksel ditën e dytë të bisedimeve mbi mënyrat e nxjerrjes së Europës nga kriza financiare, si dhe për përpjekjet e mëtejshme për të ndihmuar Greqinë.

Greqia ka marrë deri tani 116 miliardë dollarë ndihma nga Bashkimi Europian, por duket se ky vend nuk mund të rimëkëmbet ende pa ndihmë të mëtejshme. Zyrtarët e lartë të Eurozonës nuk kanë rënë dakort nëse duhet të ndryshojnë normat e interesit për borxhin ndaj Greqisë, një lëvizje që disa specialisët e shohin si të pashmangshme, ndërsa të tjerë e shohin si shumë të rrezikshme për stabilitetin financiar europian.

Ndërkaq, ministrat e zonës ku përdoret monedha euro, nënshkruan një borxh prej 110 miliardë dollarë për Portugalinë. Një e treta e huave do të financohen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa pjesa tjetër do të financohet në mënyrë të barabartë nga vendet e eurozonës, dhe nga buxheti i Bashkimit Europian.

Në njoftimin e tyre të djeshëm, ministrat e financave thanë se autoritet portugeze kanë rënë dakort që të “ inkurajojnë” investitorët e huaj që të ruajnë pranine e tyre në këtë vend “ në baza vullnetare” dhe mos të tërheqin fondet e tyre.

XS
SM
MD
LG