Lidhje

Ministrat e Eurozonës pritet të votojnë për ndihmat e Greqisë


Ministrat e Eurozonës pritet të votojnë për ndihmat e Greqisë
Ministrat e Eurozonës pritet të votojnë për ndihmat e Greqisë

Ministrat e financave të Eurozonës pritet të votojnë nëse do të autorizojnë paketën e dytë të ndihmave për Greqinë ndoshta qysh të hënën.

Ministri grek i Financave Evangelos Venizelos u tha gazetarëve se vendi i tij ka plotësuar dy kërkesat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndëkombëtar për të siguruar paketën prej 172 miliardë dollarësh.

Venizelos tha se kërkesa për angazhimin me shkrim për të shkurtuar 470 milionë dollarë nga shpenzimet, si dhe miratimi nga parlamenti i masave shtrënguese të djelën duhet të qetësojnë kritikët që kanë vënë pikëpyetje për angazhimin e Greqisë.

Ministrat e financave të Eurozonës kishin planifikuar të votonin dje për paketën e ndihmave, por disa anëtarë të 17 vendeve u ankuan se nuk kishin kohë të mjaftueshme për të rishikuar dokumentat e dorëzuara nga Greqia.

Kreu i ministrave të financave të Eurozonës, Jean-Claude Juncker, tha se pret që ministrat do të jenë në gjendje të marrin një vendim në takimin e së hënës.

Greqia thotë se pa paketën e re prej 172 miliardë dollarësh – e dyta në dy vjet – vendi do të falimentojë kur qeveria të mos paguajë dot kërset e borxhit muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG