Lidhje

Ministrat e financave të Eurozonës takohen për Greqinë

  • Zëri Amerikës

Ministrat e financave të Eurozonës takohen për Greqinë

Ministrat e financave të Eurozonës takohen për Greqinë

Ministrat e financave të Eurozonës takohen sot për të diskutuar një tjetër plan ndihme për Greqinë. Por ekonomistë vendas mendojnë se zgjidhja e problemit grek, nuk duhet parë e shkëputur nga kriza financiare europiane. Sipas tyre paketa e ndihmës greke duhet parë si pjesë e një plani më gjithpërfshirës për të gjitha vendet e kontinentit që janë në vështirësi financiare.

Tregu i aksioneve në Greq po përballet me vështirësi financiare, ndërsa ministrat europianë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për krizën financiare të vendit.

Ekonomisti Vangjelis Agapitos thotë se mungesa e një zgjidhjeje përfundimtare për problmin grek, si dhe situata e paqartë ekonomike dhe në vendet e tjera, kanë çuar në rënien e e tregjeve financiare:

“Mendoj se tregu i aksioneve, është në nivele tëulta. Sot ai ishte 1.5% më i ulët se zakonisht dhe kjo pasqyron faktin se nuk është gjetur ende një zgjidhe përfundimtare për Greqinë, ndërkohë që duket se situata financiare nuk është shumë e qartë edhe për vende të tjera si Italia apo si Portugalia”.

Takimi i sotëm i ministarve të financave të Eurozonës, do të përballet më një vendim të vështirë për të arritjen e një konsesusi se si duhet ndihmuar sërish Greqia financiarisht.

Gjermania po bën thirrje për zbatimin e planit të ideuar prej saj sipas të cilit në vend që t’u jepet sërish hua bankave dhe sektorit privat grek, t’u shtyhen atyre këstet e borxhit aktual duke rishikuar përqindjet dhe zgjatjen në kohë të tij:

“Kemi të bëjmë me dy çështje në këtë rast. Çështja e parë është besimi mes bankave për shtyrjen e pagimit të kësteve të huave, dhe e dyta është e paqartë se si do të reflektohet një lëvizje e tillë në tregun e aksioneve pra në bursë. Mos të harrojmë se deri tani ëstë rënë dakort që të shtyhet pagesave e kësteve të kredive vetëm për 15 miliard dollarë, çka tregon se institucionet financiare kanë dyshim për stabilitetin afatgjatë. ”

Ekonomisti Agapitos thotë se shtyrja e pagesave të kësteve të huasë nga Greqia mund të ngrejë pikpyetje tek bankat, nëse do t’i marrin ose jo paratë e dhëna në formë borxhi për këtë vend:

“Nuk jam shumë optomist për sa i përket një zgjidhjeje afat shkurtër që mund të vijë nga takmi i sotëm ose ndonjë takim i ngjashëm që mund të mbahet këtë verë. Do të isha më optimist nëse do të gjendej një zgjidhje përfundimtare për problemin e borxhit në Europë ku do të përfshiheshin të treja vendet problematike për momentin, e që gjithashtu do të lehtësonte në mospërhapjen e krizës dhe në vende të rrezikuara si Italia apo Belgjika”.

Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy, i zili zakonisht drejton takimet e nivelit të lartë të Bashkimit Europian, e planifikoi takimin e sotëm në Bruksel me përfaqësuesit e lartë financiarë europianë mes tyre presidenti i Bankës Qendrore Europiane dhe komisionerin e BE për çështjete financiare. Takimi i sotëm organizohet për të diskutuar se si duhen përfshirë bankat europiane në një paketë të re shpëtimi financiar për Greqinë.


XS
SM
MD
LG